Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka përgëzuar KQZ-në pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për më pak se një muaj.Ambasadori Szunyog ka shkruar se pret që insitucionet e Kosovës të formohet shpejt dhe të punojnë për popullin e Kosovës.
Shefi i BE-së në Kosovë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor: Pres që të formohen shpejt institucionet !

“E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve.
Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




