Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirre qytetarëve të Kosovës që pas 1 janarit 2024 kur edhe do të ndodh liberalizimi i vizave të respektojnë rregullat, raporton Ekonomia Online.
Ai bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë Joern Rohde, të Francës Oliver Guerot dhe të Italisë, Antonello De Riu kanë marrë pjesë në fillimin e fushatën informuese për liberalizimin e vizave.
Szunyog më tej ka shtuar se kosovarët mund të shtojnë Evropën, të vizitojnë familjarët e tyre, por që nuk kanë të drejtë të punojnë e qëndrojnë gjatë në vendet evropiane.





