Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për koronavirusin mund të jenë gati për autorizim dhe shpërndarje në SHBA brenda disa javësh, duke krijuar kushtet që vaksinimi të fillojë sa më shpejt këtë vit, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar, raporton VOA, transmeton Albinfo.ch.
Shtetet dhe territoret janë gati të fillojnë shpërndarjen e vaksinave brenda 24 orëve nga marrja e autorizimit të entit rregullator, thanë zyrtarët në një telefonatë me gazetarët, duke shtuar se kërkesat komplekse për depozitimin e vaksinës në temperatura të ulta nuk do të jenë pengesë që të gjithë amerikanët të mund ta marrin atë.
“Tani kemi dy vaksina të sigurta dhe shumë efektive që mund të autorizohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe gati për t’u shpërndarë brenda disa javësh,” tha zoti Azar gjatë konferencës së tij mbi programin qeveritar për COVID-in, të quajtur “Operacioni Shpejtësia e Dritës”.





