Shtetet e Bashkuara kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për misionin e KFOR-it në Kosovë.
Senatorja amerikane Joni Ernst, anëtare e Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura (SASC), është pritur në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë nga komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutadh.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, ndërsa Ulutash ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e kahershëm dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.





