Home RAJONI DHE BOTA SHBA, rifillon dhënia e vaksinës Johnson&Johnson me paralajmërim për mpiksje të gjakut

SHBA, rifillon dhënia e vaksinës Johnson&Johnson me paralajmërim për mpiksje të gjakut

0
SHBA, rifillon dhënia e vaksinës Johnson&Johnson me paralajmërim për mpiksje të gjakut

Rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së kanë hequr pezullimin 11 ditor për marrjen e dozave të vaksinës kundër COVID-19, Johnson & Johnson, por tashmë do të vendosin një etiketë paralajmëruese për mundësinë e rrallë të mpiksjes së gjakut.

Një panel i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më parë miratoi rifillimin e dhënies së dozave, njofton Klan Kosova.

15 të vaksinuar kanë vuajtur nga një mpiksje e rrezikshme e gjakut nga gati 8 milionë njerëz që e morën dozën.

Këtë javë, rregullatori i barnave në Europë gjithashtu iu dha fund kufizimeve për marrjen e vaksinës Johnson & Johnson, shkruan BBC.

Rregullatorët europianë po ashtu gjetën lidhje të ngjashme në mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës AstraZeneca, por gjetën se përfitimet e saj tejkalonin çdo rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here