RAJONI DHE BOTA

SHBA jep edhe 800 milionë euro ndihmë për sigurinë në Ukrainë

SHBA jep edhe 800 milionë euro ndihmë për sigurinë në Ukrainë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2022, 08:17

SHBA-ja do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë, e cila, së bashku me këstin e mëparshëm prej 200 milionë dollarësh, do të përdoret për t’i siguruar Ukrainës sisteme mbrojtëse dhe armë për t’u përballur me agresionin rus, njoftoi sot presidenti i SHBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e Biden miratoi të shtunën rreth 200 milionë dollarë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me armë dhe municione në Ukrainë.

Biden tha se ai po përdor përsëri fuqitë e tij presidenciale për të aktivizuar një mbështetje shtesë prej 800 milionë dollarësh në sferën e sigurisë dhe për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin rus.

“Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar mbi 1 miliard dollarë për sigurinë dhe mbrojtjen në Ukrainë, vetëm gjatë javës së fundit”, tha Biden.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika