Home RAJONI DHE BOTA SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve

SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve

0
SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Shqipërisë që të strehojnë përkohësisht afganët, që bashkëpunuan me forcat amerikane, teksa talibanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kosova i është bashkuar thirrjeve për largimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.

“Populli afgan meriton që të jetojë i sigurt dhe me dinjitet. Ne në komunitetin ndërkombëtar jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë ata”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Më 15 gusht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit Joe Biden, që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo thotë se e ka pranuar “pa asnjë hezitim”.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës tha janë në kontakt me autoritetet amerikane për strehimin e afganëve dhe shtuan se “gjithçka do të përmbyllet mirë”.

Ndërkaq, Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan ka shkruar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Shqipërisë që të strehojë afganët.

“Populli i Shqipërisë dhe njëherë i ka treguar botës se çfarë nënkupton Besa. Ju keni respektimin dhe falënderimin tonë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij komiteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here