Shtetet e Bashkuara kanë kryer për të tretën natë radhazi sulme ndaj Iranit, ndërsa dy cisterna janë vënë nën zjarr në ngushticën e Hormuzit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-ja do të rikthejë bllokadën ndaj transportit detar iranian në Gjirin Persik. Sipas Komandës Qendrore amerikane, masa do të hyjë në fuqi të martën në orën 16:00 sipas kohës lindore të SHBA-së.![]()
Trump ka deklaruar se ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur “me ose pa Iranin”, por ka bërë të ditur se SHBA-ja do të vendosë tarifa për anijet që kalojnë nëpër këtë rrugë ujore. Ai tha se do të aplikohet një tarifë prej 20 për qind “për të gjitha kostot e nevojshme” për garantimin e sigurisë së anijeve.





