Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, bashkë me drejtuesit e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtorin e këtij shërbimi, Valbon Krasniqi, pranuan sot një donacion në vlerë prej 520, 000 dollarëve pajisje mjekësore për SHSKUK-në.
Donacioni u dhurua nga Nick Giacobbe, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës Amerikane dhe Majori Conley, Shef i Zyrës së Bashkëpunimit Mbrojtës të Ambasadës Amerikane.
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, por më e rëndësishmja në emër të të gjithë pacientëve me Covid-19 të Kosovës, më lejoni të falënderoj popullin amerikan, qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ju për mbështetjen tuaj të pandërprerë dhe të palëkundur në këto kohë të vështira kur Kosova po përballet me pandeminë COVID 19 së bashku me pjesën tjetër të botës”, tha gjatë ceremonisë Ministri Latifi.





