Kamionët e parë që mbanin doza të vaksinës Covid-19 të zhvilluar nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech”, dolën nga një fabrikë prodhimi në Michigan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përafërsisht 3 milionë doza pritet që të jetë dërgesa e parë. Përparësi për administrim, kanë punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të të moshuarve.
Zyrtarët federalë, thanë se dërgesat e para të vaksinës do të ruhen në temperatura normale. Dozat do të mbërrijnë të hënën në 145 qendra shpërndarjeje.
SHBA” Fotografitë e vaksinave të para anti-Covid në Michigan

425 site të tjera do t’i marrin ato të martën dhe 66 të tjerat ditën e mërkurë. Vaksina do të shpërndahet bazuar në popullatën e rritur të secilit shtet amerikan.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




