- Reklama -

Shaqir Totaj shpalos projektin pas Shtëpisë së Bardhë: Hapësira të gjelbra e parking nëntokësor

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se projekti i shumëpërfolur për rikthimin e hapësirës pas “Shtëpisë së Bardhë” në shfrytëzim publik do të jetë një nga projektet e para që do të realizohet gjatë mandatit të tij të dytë.

Sipas tij, projekti është konceptuar në mënyrë moderne dhe me qëllim të qartë: krijimin e një hapësire të gjelbër për fëmijët dhe familjet, ndërsa në pjesën nën tokë do të ndërtohen parkingje për banorët dhe vizitorët e shumtë të qytetit. “Rikthimi i kësaj hapësire është punë e planifikuar dhe e menduar mirë. Në mandatin e dytë do ta realizojmë këtë projekt të shumëpritur, që do ta kthejë zonën pas ‘Shtëpisë së Bardhë’ në një hapësirë të gjallë e funksionale për qytetarët e Prizrenit” – theksoi Kryetari Totaj.

- Reklama -

Ai shtoi se projekti është pjesë e vizionit të tij për një Prizren më të zhvilluar, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë: “Hapësira e sipërme do të kthehet në gjelbërim për fëmijët dhe familjet, ndërsa poshtë saj do të ndërtohen parkingje të reja që do ta lehtësojnë dukshëm problemin e parkimit në qendër. Ky është një model urban që po e sjellim në shumë zona të qytetit”.

Totaj nënvizoi se projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së bërë në katër vitet e para të qeverisjes lokale dhe dëshmi e përkushtimit për t’ia kthyer qytetit çdo hapësirë publike në dobi të komunitetit: “Në mandatin e parë kemi transformuar shumë lagje e hapësira publike. Në mandatin e dytë, do të fokusohemi në realizimin e projekteve strategjike që modernizojnë Prizrenin dhe e bëjnë më të jetueshëm për çdo familje”.

Ky projekt pritet të nisë me fazën e parë të zbatimit menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara, duke shënuar një tjetër hap konkret në rrugën e zhvillimit të Prizrenit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort