Nga lojërat me përmbajtje të rrezikshme në rrjetin social TikTok janë influencuar edhe disa fëmijë në Kamenicë, pas rasteve të raportuara në Gjakovë, Lipjan dhe Fushë-Kosovë. Nxënësit pranojnë se qëndrojnë me orë të tëra duke lundruar në rrjetin social TikTok pa asnjë monitorim nga të rriturit. Sipas njohësve të shëndetit mental, rrjetet sociale janë të dëmshme për fëmijët, pasi nuk u përshtaten nevojave intelektuale dhe emocionale të tyre.