Njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Serwer ka bërë disa komente në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi ka selektuar anët e mira dhe ato jo aq të mira të Asociacionit, transmeton Klankosova.tv.
Serwer është shprehur se anëtarësimi në Asociacion është vullnetar për komunat me shumicë serbe.
“Anëtarësimi në Asociacion është vullnetar për komunat me shumicë serbe. Komunitetet joserbe duhet të përfaqësohen, edhe pse në një mënyrë të papërcaktuar. BE-ja do të sigurojë mbikëqyrje për 5 vjet, të rinovueshme për 5 të tjera”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka treguar edhe se çfarë mund të miratojë Asociacioni.
“Asociacioni mund të miratojë rregullore, vendime, deklarata dhe udhëzime. Kjo dispozitë parashikon qartë kompetencat ekzekutive”, është shprehur tutje ai.