Profesori i njohur amerikan Daniel Serwer i sheh ambiciet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet përreth si kërcënimin më të madh për rajonin.
“Unë mendoj se ambiciet e tij, të mbështetura nga Rusia, janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia nuk përsëritet, por rimon. Dyshoj se rajoni do të shkojë në një luftë për tre vjet e gjysmë, siç ishte në Bosnje në vitet 1990, por sigurisht që mund të shohim paqëndrueshmëri serioze”, tha ai në një intervistë për median malazeze Antena-M.
Për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ai thekson se ishte si një kopjim I strategjisë së Putinit në Donbas dhe Krime.





