RAJONI DHE BOTA

Serbia ka dhënë mbi 2.3 milionë doza të vaksinave anti-COVID-19

Serbia ka dhënë mbi 2.3 milionë doza të vaksinave anti-COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 11:34

Në Serbi janë dhënë afro 2.35 milionë doza të vaksinave anti-COVID, ndërsa afro 920 mijë qytetarë serbë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, thotë drejtori i Zyrës për Teknologji Informative në Qeverinë e Serbisë, Mihailo Jovanoviq.

Jovanoviq duke folur në televizionin serb RTS ka thënë se janë afro 620 mijë qytetarë që po presin dozën e dytë të vaksinave, pasi kanë kaluar tri javë nga marrja e dozës së parë.

Jovanoviq po ashtu ka njoftuar se për tri ditë, në fundin e javës së kaluar, janë vaksinuar më shumë se 22 mijë qytetarë të huaj, të cilët shkuan në Serbi me ftesë të Odës Ekonomike të Serbisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika