Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina Pfizer kundër koronavirusit, kështu ka deklaruar kryeminisrti i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook, përcjell albinfo.ch
“Kemi një lajm të bukur dhe të lumtur. Sot do të marrim 8000 vaksina Pfizer nga Serbia. Presidenti Vuçiç konfirmoi sot se Serbia do të na ndihmojë me vaksinat, të cilat ne do t’i paguajmë me çmimin e blerjes.”
Gjithashtu, ai shtoi se presidenti Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen si dhuratë, por Zaev ka insistuar që ato të paguhen.
“Ky është një akt solidariteti nga fqinji jonë për forcimin e miqësisë sonë. Jemi duke diskutuar për proceset teknike të shpërndarjes së vaksinave dhe punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë, të rriturit dhe kategori të tjera të rrezikuara do të vaksinohen me dozat e para, ” ka shtuar ai.