Senatorët në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura mbeten skeptikë ndaj raporteve se Rusia ka filluar të kthente disa trupa në baza pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake afër kurifit me Ukrainën.
“Unë mendoj se është e mrekullueshme, por përsëri nuk mund t’i besosh Putinit,” u tha gazetarëve senatori Tommy Tuberville, një republikan nga Alabama, jashtë një seance dëgjimore të Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në mëngjes.
“Gjithçka që kemi mësuar deri më tani është se ky do të jetë vendimi i zotit Putin. Ju nuk e dini nëse ai po na lejon të shohim një tërheqje të vogël, ndërsa në të njëjtën kohë bën plane të tjera apo nëse po përpiqet të dërgojë një mesazh se është i interesuar të negociojë,” shtoi senatori Mike Rounds, i cili gjithashtu është pjesë e komitetit.





