- Reklama -

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro, intervistohen 7 persona për falsifikim të parasë në Prizren

Policia sot ka informuar se janë konfiskuar mbi 10 mijë euro dhe janë intervistuar shtatë persona për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Policia ka bërë të ditur janë kryer kontrolle në gjashtë lokacione në rajonin e Prizrenit, derisa janë sekuestruar para, telefona celular, pistoletë boksa të hekurit etj.

- Reklama -

“Janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të parasë. Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.) dhe gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale këto dëshmi: 9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalik, 7 telefona celular, një pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok. Paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro (para metalike me prerje 2 euro), dyshohet se janë të falsifikuara ndërsa paratë në vlere prej 9,930.00 euro, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar me vepër penale.”, ka informuar Policia.

Pas intervistimit të të dyshuarve, sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort