- Reklama -

​Sekuestrohen dy armë në Malishevë

Janë sekuestruar dy armë dhe është inicuar një rast, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armëve” në Malishevë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Malishevë, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Tërpezë-Malishevë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.

- Reklama -

‘Malishevë, 8 nëntor 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Tërpezë-Malishevë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort