RAJONI DHE BOTA

Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 34-vjeçari

Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 34-vjeçari
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2022, 09:00

Policia greke ka sekuestruar 74 kilogramë e 370 gram kanabis në Kastoria, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Për pasojë ka rënë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Protothema.gr shkruan se dy shqiptarët tentuan të fusnin drogën në territorin grek në orët e para të mëngjesit sot duke kaluar nga një pikë kufitare të mbyllur.

Në momentin kur ata kuptuan se policia greke po u vinte nga pas, në panik e sipër për të shpëtuar ata hodhën në rrugë katër pakot me kanabis dhe u nxituan të largohen për t’i shpëtuar arrestimi.

Vetëm njëri prej tyre ia doli, ndërsa 34-vjeçari u arrestua. 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro, raporton acbnews.al. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika