Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion.
Wallace ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”, raporton BBC.





