LAJME

Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit caktohet më 28 nëntor, reagon OVL e UÇK-së: Fyerje e ndjenjave tona kombëtare

Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit caktohet më 28 nëntor, reagon OVL e UÇK-së: Fyerje e ndjenjave tona kombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2025, 13:20

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor.

Përmes një reagimi në Facebook, OVL e UÇK-së thekson se mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës.

“Është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe data e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ne, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri”, thuhet ndër të tjera në postim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika