Mjeku Julian Balla në Breshia të Italisë jep detaje mbi situatën pandemike në vendin fqinj, si dhe për pritshmëritë për planin e fushatës së vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
“Sardenja ka qenë një rajon i izoluar dhe u bë kohë që ka një numër të ulët infektimsh, ndaj mbetet një rajon i bardhë. Ngjyra e rajoneve ndryshon në bazë të shifrave të të infektuarve. Njerëzit kanë bërë sakrifica prej një viti, po jo cdo gjë varet nga respektimi i masave. Njerëzit vazhdojnë t’i përmbahen masave”, tregon Balla në një intervistë në A2 CNN.
Ndërkohë, sa i përket efekteve anësore të AstraZeneca, mjeku Balla shprehet se më shumë është panik i përhapur “Autoritetet dhe studimet dhe ekperienca angleze tregon se faktikisht nuk ka një numër real për rreziqet, por sic dihet paniku tek njerëzit përhapet shumë shpejt.”
Brenda muajit gusht Italia do të ketë gati vaksinën: “Jemi në fazë të avancuar, në fillim të gushtit do të hidhet në treg vaksina tërësisht italiane. Dy fazat e para të studimit kanë kaluar me shumë sukses. Do të jetë me një dozë, dhe ka një efikasitet 97 %.”