LAJME

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2026, 14:49

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, me të cilin kanë diskutuar për Marshin për Liri, që pritet të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Gjatë takimit është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për këtë organizim.

Sipas platformës “Liria Ka Emër”, përkrahja e komunitetit arsimor e fuqizon mesazhin e marshit për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika