Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dënuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump që sanksionon zyrtarët e saj.
Vendimet e Trump synojnë “të dëmtojnë punën e tij të pavarur dhe të paanshme gjyqësore”, tha gjykata.
“Gjykata qëndron me vendosmëri pranë personelit të saj dhe zotohet të vazhdojë të japë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme të mizorive në të gjithë botën, në të gjitha situatat përpara saj”, thuhet në deklaratën e gjykatës së Hagës.





