Kjo kohëzgjatje në fakt vjen nga një libër mjaft popullarizuar i 1960, i quajtur “Psiko – Kibernetikë” nga Maxwell Maltz
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, te zgjimi i vonë, lënia e duhanit apo sa e sa të tjera – të gjithë kanë dhjetëra zakone me të cilat mbushin përditshmërinë apo rutinën, shpesh duke qenë të vetëdijshëm për zakonet që kanë, e herë të tjera jo.
Ndër shumëllojshmërinë e zakoneve, ekziston një ndarje midis atyre që quhen zakone të mira dhe atyre të ashtuquajtura “vese”, zakonet me të cilat njerëzit mund të shtyjnë jetën duke i luftuar, e mbase nuk ja dalin me sukses.
Megjithatë, sipas studimeve, për të hequr dorë nga një zakon gjithçka që nevojitet është një periudhë kohore prej 21 ditësh. Kjo kohëzgjatje në fakt vjen nga një libër mjaft popullarizuar i 1960, i quajtur “Psiko – Kibernetikë” nga Maxwell Maltz, një kirurg plastik i cili vuri re se pacientëve të tij ju duheshin 21 ditë për t’u mësuar me fytyrat e tyre të reja, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.





