Puna eksperimentale për zhvillimin e një vaksine të re kundër mutacionit ‘Omicron’ nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaley në Moskë. Kjo ishte edhe kompania që zhvilloi vaksinën ruse Sputnik-V kundër Koronchok.
Rusia thotë se për 10 ditë e ka gati vaksinën kundër variantit ‘Omicron’

“Puna eksperimentale për marrjen e një vaksine të re kundër llojit Omicron nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Pjesa tjetër e kohës shpenzohet në procedurat rregullatorë. Domethënë procedura që lidhen me licencimin dhe dëshmi se kjo vaksinë është e sigurt”, tha Ginzburg, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se nisur nga këto procedura, miratimi i vaksinës kundër variantit Omicron nga Ministria e Shëndetësisë mund të kërkojë një periudhë prej 45-50 ditësh.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

