Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten pasdite për të suspenduar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York, raporton BBC-ja.
Ky vendim pason akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Ukrainë.
Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, akuzoi Rusinë për abuzime të tmerrshme, duke ngritur çështjen e vrasjeve të civilëve në qytetin e Bucha.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin, derisa dënimit iu bashkuan edhe kombet e tjera, si Koreja e Veriut dhe Siria.
Më herët, këto shtete kanë dal kundër çdo rezolute që ka dënuar veprimet