Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkruar në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Chernobilit.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobilin, Centralin Bërthamor. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
“Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, ka shtuar ai.





