RAJONI DHE BOTA

Rusia nis pushtimin e Ukrainës, shtatë persona kanë ndërruar jetë

Rusia nis pushtimin e Ukrainës, shtatë persona kanë ndërruar jetë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2022, 08:58

Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës. Ukraina ka thënë se automjetet e ushtrisë së Rusisë kanë hyrë në vend nga disa lokacione, duke përfshirë edhe nga veriu i Bjellorusisë dhe jugu i Krimesë.

Të tjerat hyrje janë bërë nga lindja, si regjioni i Kharkhivit dhe Luhansku. Sipas shërbimeve kufitare të Ukrainës, Rusia ka hapur zjarr me artileri.

Në një vlerësim të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore 10 ditë më parë, u vlerësua se që Rusia të nisë një sulm të suksesshëm në Kiev (nga veriu), njësitë ushtarake më të afta të Ukrainës (në lindje, përballë Donbasit) do të duhej të rrethoheshin ose neutralizohet.

Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim.

Njerëzit udhëzohen të marrin mbrojtje në Ukrainë

Banorët e Livivit në perëndim të Ukrainës janë udhëzuar të mos bëjnë panik nga autoritetet lokale, pas sulmit të Rusisë.

Autoritetet në qytet kanë thënë se banorët duhet të ndalin dritat dhe të marrin mbrojtje. Ata gjithashtu duhet të mbajnë dokumentet kryesore.

Disa diplomatë janë vendosur në Liviv më herët, i cili është 70 kilometra nga kufiri me Poloninë, disa javë më herët pas frikës së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

8:37- Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Trupat ruse po përjetojnë humbje

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha të enjten se forcat e sa po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke përdorur të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara , po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, tha Ministria në një deklaratë të shpërndarë në Whatsapp. “Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”.

Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje midis mbrojtësve të Ukrainës”.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

8:33 – Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse në Ukrainë

Të paktën shtatë persona dihet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse, thotë policia ukrainase, transmeton BBC.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa, u vranë gjashtë persona dhe plagosi shtatë të tjerë.

11 persona janë gjithashtu të zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës. Në Donetzk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim televiziv në orët e hershme të së enjtes ka njoftuar për operacion ushtarak në rajonin e Donbasit. Ai ka bërë adresimin në të njëjtën kohë kur po mbahej Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Putin u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas në Donbas që të dorëzohen, ndërsa ka thënë se për çdo gjakderdhje është faji i Ukrainës.

Putin ka thënë se drejtësia dhe e vërteta do të jenë në anën e Rusisë. Ndërsa ai ka paralajmërua nëse ndonjëri synon të përballet me Rusinë: “Reagimi do të jetë i menjëhershëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika