Mariana Zhaglo është vetëm njëra prej mijëra civilëve ukrainas që i janë bashkuar forcave vullnetare të mbrojtjes së Ukrainës në mesin e kërcënimit me luftë nga Rusia. Njësite vullnetare do t’i bashkohen ushtrisë prej 255 mijë ushtarësh të Ukrainës në rast të një konflikti të armatosur.
Nëna e tre fëmijëve Mariana Zhaglo, 52 vjeç, nga Kievi ka blerë një pushkë snajper të madhe dhe nuk e ka ndërmend ta mbajë për dekorim nëse rusët sulmojnë.
“Nëse vjen puna për të luftuar, do të shtie” tha Zhaglo për gazetën angleze The Times. Ukrainasja që punon në hulumtim të tregut tha se është e gatshme që të bëjë aq sa mundet për të mbrojtur atdheun e vet. “Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, e tu ju mbesin atyre këtyre kërcënime. Më mirë të merrem unë me ato tani” shtoi ajo.





