Diplomati gjerman, Joachim Rücker , i cili ka shërbyer në Kosovë si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe si shef i UNMIK-ut, nga viti 2006 deri pak muaj pas pavarësisë, ka folur për rrugëtimin e Kosovës si shtet nga viti 2008 dhe për gjithë ngjarjet aktuale, nga Ukraina e deri te vazhdimi i bisedimeve me Serbinë.
Rücker, për express thotë se mungesa e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë është pengesë për stabilitetin e rajonit dhe shton se bazuar në atë që po ndodh në Ukrainë një e tillë duhet arritur sa më shpejt të jetë e mundur.





