Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti Ballaban – Banjskë me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.
Të martën do të mbahen disa aktivitete në nderim të heroit Bunjaku.
Në mbledhjen elektronike që qeveria e ka mbajtur të hënën janë marrë disa vendime.
Gëzm Paci është emëruar si kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, ndërsa Genc Metaj është emëruar në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave.
Gjitha vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të hënën:
Gjitha vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të hënën:
• Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
• Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.