- Reklama -

Rrjedhja e ujit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren shkakton përplasje reagimesh mes pushtetit dhe opozitës

Një shpërthim i papritur në sistemin e ujësjellësit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në laboratorin e biologjisë të shkollës “Nazim Kokollari” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, më 11 nëntor 2025. Sipas informacioneve fillestare, presioni i lartë i ujit në rrjet ka çuar në shkëputjen e një lidhjeje të tubacionit, duke krijuar rrjedhje të madhe që ka depërtuar edhe në hapësira të tjera të objektit shkollor.

Lidhur me incidentin, reagimi i pare erdhi nga prindërit e më pas nga kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Karanfil Haxhillari, i cili e cilësoi shkollën si “projekt të keqmenaxhuar nga pushteti komunal”.

- Reklama -

“Shkolla e posa përuruar nga ky pushtet kriminal komunal, Shkolla ‘Nazim Kokollari’ në Dardani! Ja kujt ia besuat edhe për katër vite modelin e keqmenaxhimit të parave të taksapaguesve prizrenas,” ka shkruar ai, duke akuzuar drejtuesit lokal për mungesë profesionalizmi në menaxhimin e projekteve publike.

Pas kritikave, ka reaguar edhe Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Guta, e cila përmes një sqarimi ka hedhur poshtë pretendimet se incidenti lidhet me keqmenaxhim. Ajo tha se bëhet fjalë për një defekt teknik të shkaktuar nga presioni i lartë i ujit në rrjet gjatë natës së 11 nëntorit.

“Sipas konstatimeve të ekipit teknik, shpërthimi erdhi si pasojë e shtypjes së lartë në rrjet, e shkaktuar nga reshjet e mëdha. Menjëherë janë njoftuar donatorët nga BE dhe firma kontraktuese, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konfirmuar se defekti ishte teknik,” thuhet në njoftimin e saj.

Ajo shtoi se është njoftuar edhe Hidroregjioni Jugor për analizë të mëtejshme dhe marrje të masave parandaluese, ndërsa ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e dëmit.

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, Drejtoria e Arsimit konfirmon se mësimi në shkollën “Nazim Kokollari” po zhvillohet normalisht dhe se pas ditës së parë nuk ka pasur ndërprerje të procesit mësimor.

“Shkolla vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e rregullt të mësimit. Urojmë që defekte të tilla të mos ndodhin shpesh. Falënderojmë edhe kujdestarët e VV-së që, në një mënyrë apo tjetër, na ndihmojnë të përmirësojmë performancën,” ka deklaruar Guta me ironi në fund të reagimit të saj.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort