Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi i ri në Kosovë.“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjilan 1, Istog 1, Malishevë 1, Pejë 1, Prizren 1, Shtime 1, Suharekë 1, Viti 1, Vushtrri 1 rast“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Bazuar në 1.468 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe 289 raste.
Rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Sëmundjen e kanë mundur edhe 303 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.383.Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më tani, janë regjistruar 57.317 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.447 kanë vdekur ndërsa 50.487 janë shëruar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”, nata e 14-të e protestës kundër vendimit të Hagës

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

PDK-ja kritikon Qeverinë për mosprocedimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

