Faqja zyrtare e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, njofton se në këtë institucion shëndetësor është rritur numri i shërbimeve patologjike. “Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzuallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të mërkurën, kanë vizituar shërbimin e patologjisë.
Dr. Safete Nishori, shefe e patologjisë, ka njoftuar për punën dhe shërbimet e ofruara.” Në shërbimin e patologjisë kryhen shërbimet patologjike, si biopsia, pap testi, citologjia. Nga viti në vit kemi rritje të numrit të kërkesave dhe shërbimeve të kryera. Në gjysmën e parë të këtij viti, pra në periudhën 6 mujore, janar- qershor 2024, janë kryer 1 106 shërbime patologjike, prej tyre: 644 biopsi, 18 citologji, 301 PAP test ambulantor dhe 143 PAP test në kuadër të projektit kundër kancerit të qafës së mitrës ( Projekti me AMC-Aksioni për Nëna dhe Fëmijë)”, – tha dr. Nishori.





