Home RAJONI DHE BOTA Rritet numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë, bie i atyre që duan të ikin

Rritet numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë, bie i atyre që duan të ikin

0
Rritet numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë, bie i atyre që duan të ikin
KRAKOW, POLAND - MARCH 29: People who fled the war in Ukraine arrive from Przemysl by bus on March 29, 2022 in Krakow, Poland. The Polish government has said it may spend €24 billion this year hosting refugees fleeing the war in Ukraine, and is seeking more support from the European Union. With more than 2.2 million Ukrainian refugees, Poland is now the country with the second-largest foreign refugee population after Turkey. (Photo by Omar Marques/Getty Images)

Numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë ka filluar të rritet, ndërsa numri i atyre që po largohen nga vendi si pasojë e luftës është në rënie.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë 421 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës, ku vetëm të premten 15 mijë hynë në Ukrainë.

Ndërsa, në Poloni nga Ukraina janë larguar 2 milionë e 437 mijë njerëz ka bërë të ditur Roja Kufitare Polake.

Në përgjithësi, më shumë se 10 milionë njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Përveç katër milionëve që janë larguar për në vendet fqinje, rreth 6.5 milionë njerëz të tjerë mendohet se janë të zhvendosur brenda vetë vendit të shkatërruar nga lufta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here