- Reklama -

Rritet numri i kërkesave për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës, për 10 muaj 3.400 persona

Për thuajse vetëm 10 muaj të vitit 2022, tre mijë e 399 kosovarë kanë hequr dorë për shtetësi të tjera, nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur për klankosova.tv, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

- Reklama -

“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 30.09.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 3,399 persona”, është specifikuar mes tjerash, në përgjigjen e tyre.

Nga kjo ministri, po ashtu është konfirmuar edhe telashja e vazhdueshme e furnizimit me materiale, për t’u pajisur me pasaporta të shtetit të Kosovës.

”Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet tutje.

Një shqetësim të tillë e kishte përcjellur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Sipas këtij të fundit mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje.

Mirëpo, Ministria e Brendshme e Kosovës, është shprehur e bindur se po i trajton rastet që janë me urgjencë.

”MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, është thënë nga ministria.

Kujtojmë, se gjatë vitit 2021, katër mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort