EKONOMI

Rritet çmimi i grurit dhe i vezëve në Kosovë

Rritet çmimi i grurit dhe i vezëve në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2020, 09:21

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi publikoj statistika për çmimet në bujqësi.

Nga statistikat e publikuara, shihet që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i i disa produkteve është rritur.

Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 cent në muajin korrik, pastaj në shtator është bërë 21 cent.

Kurse komplet 30 copë i vezëve në korrik ishte 2 euro, kurse në shtator çmimi u rrit në 2 euro e 10 cent, ndërsa në këto dy muajt e fundit në disa markete çmimi i një pakoje me vezë shitet 2 euro 60 cent.

Rritje të çmimit ka pësuar edhe kilogrami i patateve. Në korrik ishte 31 cent kurse në shtator është bërë 33 cent.

Sado që janë të vogëla këto lëvizje të çmimeve, ndikojnë në xhepin e qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika