Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.
IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.
“Edhe pse sezona e gripit ka filluar, vaksinimi është ende i dobishëm, pasi pritet që përhapja e gripit të intensifikohet gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit.





