Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan, i ka kërkuar Shqipërisë që të ushtrojë ndikimin e saj në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për të larguar ushtrinë izraelite që ka rrethuar Gazan pas nisjes së luftës me Hamasin.
Ministri arab zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, me të cilin bisedoi për situatën në Gaza dhe si duhet trajtuar ndërkombëtarisht kjo çështje, raporton Klan Kosova.





