Raportohet se të gjithë shoferët në Gjermani do të duhet të kenë dy maska mbrojtëse në veturë, kamion ose autobusin e tyre si pjesë e pajisjeve të detyrueshme, siç është çanta e ndihmës së parë, përcjelll albinfo.ch.
Thuhet se ky rregull do të zbatohet edhe pas përfundimit të pandemisë. Ky rregull është diskutuar në Gjermani me muaj të tërë dhe ndonëse shumë menduan se ishte një ekzagjerim, duket se nuk mendojnë njësoj në ministrinë përkatëse, shkruan Fenix-magazine. Ministria gjermane e Transportit njoftoi se dekreti do të përfshihet në ndryshimin e ardhshëm të qarkullimit rrugor.





