Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në natën e fundit të këtij viti ka qenë në një debat jo të zakonshëm.Ai është përballur me pyetjet kureshtare të fëmijëve në RTV Dukagjinit.Haradinaj është pyetur nga fëmijët për nofkën ”Rambo”.
Rrëfehet Ramush Haradinaj, tregon kush ia la nofkën ‘Rambo’

“Para 21 viteve ka qenë luftë në Kosovë. Fëmijët e asaj kohe në zonat e luftës derisa më kanë parë duke kaluar më kanë thirr “Rambo”. Ata e kanë lidhur personalitetin tim me filmat e Stallones. E kam dëgjuar shumë këtë shprehje nga fëmijët por nuk më bënë të ndihem keq”, tregon Haradinaj.I pari i AAK-së është pyetur nga fëmijët për punët që ka bërë në të kaluarën.“Kam kaluar shumë profesione. Në luftë kam qenë luftëtarë. Dikur kam dashur të studiojë për fizikë dhe të bëhem shkencëtar, por rrjedhat e jetës ma kanë ndryshua drejtimin”, tregon ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu priti në takim shefen e Zyrës së KE-së në Kosovë, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit

Dyshime për kequshqyerje, një 5 vjeçar nga Lipjani dërgohet në gjendje të rënduar në QKUK – ndalohen prindërit për 48 orë

