- Reklama -

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Pas ngjarjeve në Prekaz, në vitin 1998, Gjylsere Berisha dhe shumë të afërm të saj në një fshat të Prizrenit, vendosën që t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo shkoi në radhët e UÇK-së si motër medicinale por kërkoi që ta ketë edhe një armë në krah.

Në rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës LIRIA KA EMËR, Gjylsere Berisha tregon me emocione për rënien në front të të afërmve të saj. Dhe ndonëse ata ishin të rënduar nga plagët, armët nuk i lëshonin nga duart. Gjylserja ishte në gjendje që edhe me trupin e saj të mbrojë ushtarët që po përjetonin plagë nga lufta.

- Reklama -

Video-rrëfimin e saj e ka publikuar gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu

“LIRIA KA EMËR: Gjylsere Berisha ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve – të cilët ajo i kishte mbrojtur edhe me trupin e saj. Por, ajo e mori edhe armën. Në luftë, humbi vëllain dhe të afërme të tjerë. Mes lotësh, tregon kur në një nga betejat në një fshat të Prizrenit u vranë 13 djem të rinj, më i riu prej të cilëve ishte Shahadini 16-vjeç. Teksa rrëfen për gjenocidin e shtetit serb në Kosovë, ajo habitet me gjyqet e sotme për shokët e luftës. “E çfarë drejtësie është kjo?”.

Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Fevziu.

Ndiqeni videon e plotë nga Blendi Fevziu:

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort