- Reklama -

Rrahje në Prizren, tre persona dyshohen për sulm fizik dhe kanosje me armë ndaj një personi

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për një rast që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku tre të dyshuar po akuzohen për veprat penale – lëndim i lehtë trupor ,mbajtje në pronësi, kontrolle posedim të pa autorizuar të armëve.

Njoftimi i plotë:

- Reklama -

“Më datë 05 gusht 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Xhevat
Berisha” në Prizren është duke ndodhur një rrahje .Veprimet policore ishin të menjëhershme ku kanë dalur
në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me viktimën ,i cili ka deklaruar se për shkak të një mosmarrëveshje të
më hershme është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe sipas
raportit mjekësor viktima ka lëndime të lehta trupore.

Policia ka identifikuar personat e dyshuar të këtij rasti e cilët janë:

  • F. S., i lindur në vitin 1972,
  • M. S., i lindur në vitin 1990 dhe
  • Q. S., i lindur në vitin 2001.

Në lidhje me këtë rast hetuesit policor në Prizren, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë kryer bastisje në
dy shtëpi pronë të dyshuarëve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave material këto gjë sende:

1. (një) pushkë gjuetisë Zastava,
2. (37) fishekë,
3. (një) Pistole Grisan MC13,
4. Dy karikator dhe
5. (17) fishek,
6. (1.15 gram) që dyshohen të jenë substanca narkotike.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit F. S. dhe
M.S. të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa ndaj të dyshuarit Q. S. të iniciohet rast për posedim të substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar!”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort