LAJME

Rizvanolli: Pagesa e rrymës për komunat veriore nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Rizvanolli: Pagesa e rrymës për komunat veriore nuk mund të vazhdojë pafundësisht
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 12:47

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se pagesa e rrymës për komunat veriore nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Rizvanolli tha se janë duke e shikuar një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

“Nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje të cilat do të mundësojnë faturimin e rrymës të qytetarëve të asaj pjesë”, tha Rizvanolli.

E para e ekonomisë në Kosovë foli edhe rreth ndarjes së mjeteve financiare për KOSTT-in.

Rizvanolli tha se në fund të vitit të kaluar u detyruan t’i ndajnë nga buxheti i Qeverisë së Kosovës edhe 17 milionë euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT.

“Po flasim për periudhë gusht deri nëntor. Flasim për fatura gusht e shtator, kanë qenë të parapara të paguhen. Janë shtuar edhe tetori e nëntori, duke qenë se faturat kanë ardhur e ishte periudhë në të cilën diskutimet po vazhdonin mes KEDS e Elektroseverit”, tha Rizvanolli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika