LAJME

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 22:25

Minstrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është duke u organizuar dalja e 63 minatorëve që kanë mbetur në minerën e Trepçës për shkak të një defekti në një pasijes elektrike.

Ajo ka thënë se gjendja e minatorëve është e mirë.

“Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, ka njoftuar Rizvanolli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika