Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar aktivitete në Prizren, ku fillimisht bashkëbiseduan me inxhinierë të sektorit të ujërave për zhvillimin e infrastrukturës ujore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.
Sipas njoftimit të degës së VV-së në Prizren, në takim morën pjesë Arbër Rexhaj, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, ndërsa u theksua rëndësia e avancimit të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve.





