Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit më numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.
Të dhënat i përkasin datës 19 prill 2021 nga ku Top Channel raporton se, për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23, e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.
Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.






