Pas një pauze dy-javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet sot Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll.
Në kuadër të xhiros së 14-të, sot do të jenë dy ndeshje në program.
Sfida më interesante e ditës së sotme është ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit.
Malisheva vjen pas një humbje si mysafir ndaj Ballkanit 1-0 dhe renditet në pozitën e tretë me 22 pikë të mbledhura.
Dukagjini ndërkohë është në një seri prej pesë ndeshjeve pa humbje, me tri fitore e dy barazime. Ata pozicionohen aktualisht në pozitën e 6-të me 17 pikë.
Sfida tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Feronikelit 74 dhe Gjilanit.
Feronikeli 74 është ende skuadra që s’e ka shijuar fitoren në kampionat këtë sezon, ku pas 13 xhirove ka tre barazime e plot 10 humbje, e pozicionuar në vendin e fundit në tabelë me 13 pikë.
Gjilani ndërkohë është në një seri prej tre ndeshjeve pa fitore dhe ndodhen në pozitën e barazhit, e pozicionuar në vend të 8-të me 14 pikë.
Të dyja përballjet fillojnë nga ora 13:00.
/GazetaSinjaliSport/